Emrat/ Shkatërrohet grupi i drogës, arrestohen organizatori dhe kultivuesit


Emrat/ Shkatërrohet grupi i drogës, arrestohen organizatori dhe kultivuesit

19:39 20/08/2018

Shtatë persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal që kultivonte kanabis në fshatin Velçan të Korçës. Gjatë këtij operacioni është ndaluar edhe Enver Pashollari 59 vjeç, kryeplaku i fshatit për akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi dyshohet ka qenë në dijeni dhe nuk ka raportuar për këtë aktivitet kriminal.

Kështu, në pranga ranë organizatori Selman Bitaj 40 vjeç i dënuar më parë për shitje droge, R.B. 17 vjeç kultivues, Poliksen Haxhiraj 25 vjeç kultivues, Armand Pashollari 30 vjeç kultivues, Jani Ibrahimllari 49 vjeç kultivues, Vendim Fajzaj 27 vjeç kultivues dhe Ligor Fejzaj 56 vjeç në rolin e rojes, të cilit iu gjet dhe një shotgun pa leje. Ky i fundit ka qenë i dënuar më parë për kultivim droge,

Gjithashtu është shpallur në kërkim organizatori i dytë N.I. 36 vjeç dhe një tjetër kultivues, E.Ç. 26 vjeç. Të dy këta persona kanë qenë të dënuar më parë për shitje droge.

Policia e Korçës thotë se operacioni është ndjekur me metoda speciale hetimi, përmes përgjimit, vëzhgimit, kamuflimit dhe agjentëve policor të atashuar në zonën ku ishte planifikuar të zhvillohej aktiviteti kriminal në fshatin Velçan.

/tvklan.al






Të ngjashme