Emrat/ Shkatërrohet linja e trafikut të drogës Shqipëri-Itali, 14 të arrestuar


Emrat/ Shkatërrohet linja e trafikut të drogës Shqipëri-Itali, 14 të arrestuar

10:47 30/06/2017

Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt brigjeve të Brindisit dhe Lecces në Itali. Autoritetet thonë se kanë arrestuar 14 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë.

Ata janë Vaso Mekshi 39 vjeç, Sh.Muho 33 vjeç, Leonard Bufi 36 vjeç, Emiljan Bufi 31 vjeç dhe italianët Antonio Lococciolo, Antonio Zecca, Spiridione Baldacci, Gianfranco Contestiabile, Rosario Fioretti, Giuseppe de Simoni, Andrea Esposito, Luca Sabetta, Damiano Libardo dhe Attilio Di Bello.

Organizata kriminale trafikonte drogë me gomone drejt brigjeve italiane gjatë vitit 2016. Hetimet e autoriteteve në Itali kanë nisur nga gushti i vitit 2016 dhe kanë vazhduar deri ditët e sotme, që u finalizua me arrestimin e trafikantëve, një pjesë e të cilëve janë në burg. Policia thotë se kjo organizatë ka mundur të trafikojë më shumë se 3.5 ton marijuanë me vlerë 35 milionë Euro. Gjatë operacionit për arrestimin e anëtarëve të bandës, hetuesit sekuestruan armë e municione, kamion dhe gomone që përdorej për transportin e drogës./

tvklan.al






Të ngjashme