Emrat/ Trafik droge, pranga dy personave


Emrat/ Trafik droge, pranga dy personave

09:44 19/05/2018

Dy persona janë arrestuar në vijim të aksioni të 25 Marsit, pasi akuzohen për trafik droge, bën me dijë policia e qytetit të Korçës. Në pranga kanë rënë Hamit Hoxhalli, 37 vjeç, banues në fshatin Vidohovë-Devoll. dhe Dorian Karuni, 28 vjeç, banues në fshatin Miras-Devoll, të dy akuzohen për  “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit datë 25.03.2018, i cili bën fjalë për arrestimin në flagrancë të katër shtetasve, të cilëve në pyllin e fshatit Vidohovë-Devoll, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 121 kg bimë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, ju informojmë se:

Në bazë të një hetimi 3 mujor, kryer me metoda speciale, si edhe në zbatim të urdhrit nr 316 datë 17.05.2018 të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i dy bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje:

Hamit Hoxhalli, 37 vjeç, banues në fshatin Vidohovë-Devoll.

 Dorian Karuni, 28 vjeç, banues në fshatin Miras-Devoll, të dy për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:

E.Sh, 33 vjeç, banues në fshatin Vidohovë-Devoll, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

/tvklan.al






Të ngjashme