Nënë e bir u dogjën nga nusja
- “Kam marrë njerëzit tani këtu dhe po i mbaj. Secili ka hallin e tij...”
- Jeni të frikësuar për jetën tuaj?
- “Shumë”
Këtë deklaronte Hysnie Hoxhallari në datën 29 Janar, 8 ditë pasi kishte vrarë dhe djegur bashkëshortin dhe vjehrrën e saj, Olsi dhe Sekie Hoxhallarin. 32-vejçarja u arrestua nga Policia e Vlorës së bashku me 26-vjeçarin Kasem Pirjasi, si autore të dyshuar të këtij krimi makabër. Madje për të hequr çdo dyshim nga vetja Hysnie Hoxhallari kishte rrëfyer se ishte ndjerë e shokuar kur kishte gjetur të djegur nënë e bir në banesë.“Ishte e mbyllur dera, shtyva derën, pastaj u hap dritarja, nga presioni a ku di unë... Unë u mundova të futesha, por një person më tërhoqi dhe më tha hajde se gjithçka ka mbaruar, ça do futesh aty...
” Hysnia ishte një nga personat e shoqëruar pas ngjarjes, pasi policia kishte dyshime të forta për përfshirjen e saj në krimin ku pati si bashkëpunëtor Kasem Pirjasin. Në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar arma e ftohtë me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Shkak për krimin e dyfishtë dyshohet se është bërë zbulimi i lidhjes jashtëmartesore që Hysnie Hoxhallari kishte me 26-vjeçarin nga fshati Strum i Fierit. Hysnie Hoxhallari ishte nënë e një djali 5-vjeçar, fryt i një martese 7-vjeçare me Olsi Hoxhallarin. Tv Klan