Emri/ Arrestohet 18-vjeçari, vodhi 3 herë të njëjtën banesë


Emri/ Arrestohet 18-vjeçari, vodhi 3 herë të njëjtën banesë

08:42 28/11/2017

Një i ri është arrestuar nga policia e qytetit të Korçës, pasi ka kryer tre vjedhje në të njëjtën banesë.

Në pranga ra Llazar Piperi, 18 vjeç, banues në fshatin Çiflig-Korçë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.11.2017, falë veprimeve të mirëkoordinuara, si edhe nga informacione të siguruara në rrugë policore, ky shtetas u kap në flagrancë duke vjedhur në banesën e shtetasit  J.D, 58 vjeç, në fshatin Çiflig, një shumë prej 6000 lek të reja, si edhe disa bizhuteri floriri.

Nga veprimet procedurale dhe hetimore të kryera, rezulton se ky shtetas është gjithashtu autor i dy vjedhjeve të tjera, ndodhur po në banesën e shtetasit  të lartpërmendur konkretisht :

Më datë 05.11.2017, ku janë vjedhur 50 Euro dhe 6000 lek të reja. Si edhe më datë 25.11.2017, ku janë vjedhur 350 Euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Vjedhja, e kryer më shumë se një herë” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

/tvklan.al

 

 






Të ngjashme