Emri/ Arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë në Laç


Emri/ Arrestohet 23-vjeçari që qëlloi me armë në Laç

13:30 18/02/2018

Një ditë pas sherrit në Laç, policia ka arrestuar 23-vjeçarin që qëlloi me armë në ajër. Ai është Xhevahir Agolli (Lika) 23 vjeç, nga fshati Gjormë i Kurbinit.

Ditën e djeshme rreth orës 17:30, ai është konfliktuar me 39-vjeçarin me iniciale E.B, të cilin e goditi me sende të forta dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe 39-vjeçari, për të cilin policia thotë se pas konfliktit ai u largua dhe nuk ka bërë kallëzim.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Kurbin për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”. /

tvklan.al






Të ngjashme