Emri/ Arrestohet 24-vjeçari për prostitucion
Një 24-vjeçar është vënë në pranga, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Arrestimi është bërë nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore në Maqellarë. Ai është Florian Zeqja 24 vjeç dhe gjykata e Torinos ka lëshuar ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.
Zeqja është dënuar me 6 vjet burg. Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, po kryen procedurat e nevojshme me qëllim e ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. /abcnews.al