Emri/ Arrestohet hajduti 35-vjeçar në Durrës
Një 35-vjeçar është prangosur nga uniformat blu të Durrësit, i dyshuar si autor i disa vjedhjeve në këtë qytet.
Policia thotë se ai është Edmond Tuda, ndaj të cilit janë dokumentuar disa vjedhja të kryera nga ai.
Në bazë të hetimeve, rezulton që 35-vjeçari të jetë autor i këtyre vjedhjeve:
1. Më datë 28.06.2017, në lagjen Nr.6 Durrës dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetases K.C.
2.Më datë 07.08.2017, në lagjen Nr.14 dyshohet se ka vjedhur transformatorin e energjisë elektrike.
3.Më datë 10.08.2017, në kantierin e ndërtimit në Bisht-Pallë, në pronësi të shtetasit E.Q. ka vjedhur rrjeta teli.
/tvklan.al