Emri/ Arrestohet “punonjësja e Interpolit” që premtonte viza amerikane për 8000 Euro


Emri/ Arrestohet “punonjësja e Interpolit” që premtonte viza amerikane për 8000 Euro

12:31 07/05/2018

Një 48- vjeçare është arrestuar nga Policia e qytet të Lezhës, pasi akuzohet për mashtrim.

Pranvera Stojani, banuese në Lezhë prezantohej si punonjëse e Interpolit dhe  premtonte vizë amerikane kundrejt vlerave monetare 3000 dhe 8000 euro.

Ndalimi i saj u bë, pasi nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se Stojani nëpërmjet mashtrimit, u ka marrë 2 shtetasve të cilët kanë bërë kallëzim ndaj saj, 3000 dhe 8000 euro, me premtimin për tu dhënë vizë amerikane pasi u ishte prezantuar si punonjëse e Interpolit.

Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga Stojani.

/tvklan.al

 

 






Të ngjashme