
Foto/ Arrestohet shqiptari, shoferi i “Audit të verdhë” që mbolli terror
Ka një fytyrë dhe një emër. Është Vasil Rama, shqiptari i akuzuar si shoferi i “Audit të Verdhë”, që para disa muajsh mbolli frikë dhe terror në Itali.
Mediat italiane shkruajnë se 36-vjeçari është arrestuar në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe shumë shpejt pritet ekstradimi drejt Italisë. Sipas autoriteteve ai ka qenë në kërkim që nga viti 2011.
tvklan.al