Djali kërcënon me automatik babain
Një person është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ka kanosur me armë zjarri babin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e bregdetar dhe në pranga ka rënë Fatbardh Muçka 39 vjeç.
Djali ka kërcënuar babain e tij, shtetasin S. Muçka, 71 vjeç. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip automatik, model 56.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Dhunë në familje”dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
/tvklan.al