Emri/ Drogë brenda në shtëpi, kapet shqiptari
Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar.
Erald Kapxhiu, u arrestua gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, ku iu gjetën 2,5 kg marijuanë të fshehura në një çantë së bashku më një thikë në dhomën e tij të gjumit.
Kapxhiu pritet të dalë para gjykatës me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe mbajtjen e sendeve të palejuara.
/tvklan.al