Emri i propozuar nga Partia Demokratike për president


Emri i propozuar nga Partia Demokratike për president

Autori: Blendi Fevziu

23:52 24/05/2012

Mbledhja e kryesisë së partinë Demokratike për të negociuar me aleatët dhe me opozitën, për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Shqipërisë ka përfunduar. Mbledhja ka qenë me dyer të mbyllura dhe ka përcaktuar në një farë mënyre, atë që mund të quhet identiteti i presidentit të ardhshëm sipas Partisë Demokratike.

I ftuar në emision ”Opinion” kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi u shpreh: Sigurisht që sot nuk kishte asnjë arsye që të diskutohej për emër, ne sot kemi caktuar formatin e negocimit dhe në njëfarë mënyre edhe vendin ku do të zhvillohen negociatat. Njëkohësisht edhe filozofia, përmes së cilës do të kalojë procesi për zgjedhjen e Presidentit.

Në studio për të diskutuar për çështjen ishin gjithashtu të ftuar Anila Basha, Robert Rakipllari, Lorenc Vangjeli, Eduard Zaloshnja./tvklan.al






Të ngjashme