Emri/ Kapet i kërkuari që tentoi të vriste 22-vjeçarin
Policia e Krujës ka arrestuar një 41-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. Besim Hysa ka masë sigurie “arrest me burg” të vendosur në mungesë nga Gjykata e Krujës.
Përveç vrasjes së mbetur në tentativë, 41-vjeçari Hysa akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje. Më 26 Shkurt 2018, në fshatin Cudhi ai tentoi të vriste me armë 22-vjeçarin me iniciale G.H.
Në atë kohë, policia tha se ngjarja kishte ndodhur pas një sherri për motive të dobëta. Materialet ndaj Besim Hysës i kaluan Prokurorisë së Krujës për veprime të mëtejshme. /
tvklan.al