Emri/ Kapet vrasësi i gruas


Emri/ Kapet vrasësi i gruas

13:39 30/07/2018

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Maksim Hodaj, 46 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë është arrestuar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 18 vite burg.

46 vjeçari do të kryej pjesën e mbetur të dënimit prej 9 vite, 2 muaj e 26 ditë burg. Në 4 Qershor të vitit 2009, në fshatin Armen Hodaj ka vrarë bashkëshorten e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprimet e mëtejshme.

/tvklan.al






Të ngjashme