Emri/ Kërcënon me armë fqinjin, arrestohet 37-vjeçari


Emri/ Kërcënon me armë fqinjin, arrestohet 37-vjeçari

11:30 09/05/2018

Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës për kanosje me armë zjarri. Pas një konflikti për motive të dobëta me fqinjin e tij 33-vjeçar A.R., Emiljan Pjetra kërcënoi me armë gjahu komshiun e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Babrru, ndërsa 37-vjeçari Pjetra u arrestua në flagrancë. Atij iu sekuestrua çiftja dhe 7 fishekë të cilat i ka me leje, si dhe dy thika me doreza. Ai akuzohet për kanosje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.

/tvklan.al






Të ngjashme