Emri/ Kërkohej nga policia, arrestohet 32-vjeçari


Emri/ Kërkohej nga policia, arrestohet 32-vjeçari

11:47 26/12/2017

Policia e qytetit të Durrësit ka vënë në pranga një 32-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar.

Petrit Cërriku 32 vjeç,  banues në  Durrës kërkohej nga policia pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës  e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj  burg për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al






Të ngjashme