Emri/ “Made in Albania”, arrestohet shqiptari me 400 kg marijuanë
Një shqiptar dhe një italian kanë përfunduar në pranga të policisë italiane në Brindisi. Në kamionin me të cilin po udhëtonin u gjetën 400 kg marijuanë.
Në pranga ka përfunduar Luka Sabetta, 37 vjeç dhe shqiptari Vezdhan Braimhaj, 48-vjeçar nga Vlora.
Policia italiane thotë se droga është “Made in Albania” dhe ishte futur në Itali nga kanali i Otrantos.
Tani autoritetet italiane janë duke hetuar në lidhje me trafikantët e tjerë./ tvklan.al