Maskat grabisin pronarin e restorantit në Patok


Maskat grabisin pronarin e restorantit në Patok

13:13 15/02/2018

Dy persona të maskuar dhe të armatosur sulmuan afër mesnatës një tregtar në Patok të Kurbinit. Seit Sinani po mbyllte restorantin e tij në lagunë, kur dy grabitësit i drejtuan armën. Seiti, pronar i lokalit “Gersi” u detyrua t’iu dorëzojë agresorëve 500 mijë lekë të reja, ndërsa keqbërësit u larguan.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes i njoftuar nga i dëmtuari, duke nisur hetimet. Biznesmeni tha se ai nuk ka mundur t’i njohë personat që e sulmuan, për shkak të errësirës. Disa persona, banorë të zonës, u shoqëruan si të dyshuar në komisariat, por pa arritur të vënë në pranga autorët e ngjarjes. Pas ngjarjes, policia ngriti disa pika kontrolli në të gjithë zonën.

Kamerat e sigurisë së objektit u po kontrollohen nga policia. Këndi i pamjes së tyre sipas hetuesve mund të ketë bërë që ato të filmojnë autorët.

Tv Klan






Të ngjashme