Emri/ Mori 3 milionë lekë për të punësuar një person, pranga 43 vjeçarit
Mori para me pretendimin se do punësonte një shtetas pranë një Institucioni Shtetëror, policia e Durrësit, arreston 43-vjeçarin.
Specialistët e Seksionit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës pas një hetimi 3-mujo me metoda speciale kanë bërë të mundur ndalimin e Lulëzim Çifliku 43 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë penale të mëparshëm për të njëjtën vepër penale.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se Çifliku i ka marrë një shumë prej 300.000 lekë(të reja) shtetasit me iniciale K.SH. me qëllim për ta punësuar pranë një Institucioni Shtetëror në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
/tvklan.al