Emri/ Ndahet papritur nga jeta shqiptari në Itali
Një 30-vjeçar shqiptar është ndarë papritur nga jeta duke lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijët.
Ngjarja ka ndodhur në Lecco të Italisë, ku Juled Kinkaj kishte krijuar familjen. 30-vjeçari kishte jetuar në Puglia para se të shkonte në Lecco, ku u njoh me bashkëshorten e tij Annamaria Ruggeri, të cilët u bënë prindër të dy fëmijëve Amber dhe Ricky të moshave 3 dhe 5 vjeç.
Sipas mediave italiane, dyshohet se shqiptari humbi jetën për shkak të një ataku kardiak. Ndarja e parakohshme nga jeta tronditi familjen e tij dhe komunitetin ku ai jetonte.
/tvklan.al