Emri/ Përdorte patentën e vëllait binjak, shqiptari kapet me kokainë në Itali
Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar në Torino nga policia italiane pasi ju gjet drogë me vlerë gjysmë milionë Euro.
Mediat italiane raportojnë se ai është Besmir Myrtaj, i cili udhëtonte me një makinë Ford Fiesta. Ai u ndal për kontroll nga policia. Shqiptari përdorte patentën e vëllait të tij binjak, Gazmentit, i cili jeton në Shqipëri.
Në makinë ju gjet një sasi droge kurse gjatë kontrollit në banesë ju sekuestrua 10 kg marijuanë dhe më shumë se 800 gram kokainë. Policia italiane thotë se vlera e drogës përllogaritet në rreth 500 mijë euro nëse shitet me pakicë.
Hetuesit thonë se ka dyshime që vëllai i tij në Shqipëri të jetë në dijeni të veprimtarisë kriminale të Besmirit, duke u nisur nga fakti që ky i fundit përdorte patentën e tij.
/tvklan.al