Emri/ Plagosi me pistoletë një person, arrestohet i riu
Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë bërë të mundur ndalimin e Gjergji Shkoza 32 vjeç.
Në ngarkim të shtetasit të mësipërm Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës kishte vendosur masën e sigurisë” Arrest me burg” për veprën penale”Vrasje në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë.
32-vjeçari Shkoza, më datë 04.12.2017 në lagjen Nr. 18 Durrës ka plagosur me pistoletë shtetasin M.P.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./tvklan.al