Emri/ Polici qëllon veten me armë

Foto: Polici i plagosur duke u transportuar në spital

Emri/ Polici qëllon veten me armë

21:51 23/01/2018

Një punonjës policie është vetëplagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në banesën e tij në Gjirokastër. Polici i plagosur është Sotiraq Aliko 58 vjeç, punonjës i Policisë Kufitare në Kakavije.

Burime për tvklan.al raportojnë se 58-vjeçari qëlloi veten me armën e shërbimit në prani të bashkëshortes së tij.

Dyshohet se problemet familjare e kanë çuar efektivin e policisë kufitare që të qëllojë veten. Sotiraq Aliko është dërguar në spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi paraprak i Policisë së Gjirokastrës:

Gjirokastër

Informacion paraprak.

Rreth orës 21:30, në banesën e tij, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, punonjësi i policisë së DRKM Gjirokastër, S.A, 58 vjeç, është vetë plagosur me armë zjarri.

Menjëherë është shoqëruar për në spitalin rajonal Gjirokastër për ndihmê mjekesore ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al






Të ngjashme