EMRI/ Shkatërrohet organizata e kokainës, një shqiptar “bosi” i bandës
Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe italianë. Sipas autoriteteve, organizata shpërndante kokainë të cilësisë së lartë dhe përfitonte të ardhura të larta.
Anëtarët e këtij grupi kriminal janë emra të njohur për policinë, pasi kanë precedent të mëparshëm penal. Në kuadër të operacionit të quajtur “Easy Money”, u arrestua edhe “bosi” i kësaj organizate kriminale.
Ai është shqiptari Erjon Xhindole 35 vjeç. Ndërsa e dashura e tij, një vajzë rumune, po hetohet në gjendje të lirë.
Hetimi për këtë organizatë të kokainës kishte filluar që në vitin 2013, kur disa prej anëtarëve të saj ishin arrestuar që në atë kohë.
/tvklan.al