Shkodër, vret fqinjin që e denoncoi për vjedhje
Dyshimet që pati, se fqinji i vodhi shtëpinë, e çuan drejt vdekjes 54-vjeçarin nga Shkodra, Prendush Fushaj.
Ditën e diel, pasi zbuloi vjedhjen e banesës, 54 vjeçari iu drejtua Komisariatit të Policisë ku duket se ka përmendur emrin e Alfred Pllumbit, një 33 -vjeçar që jetonte në të njëjtën lagje.
Policët e thirrën Pllumin në Komisariat, e morën në pyetje dhe e lanë të lirë.
Me t’u kthyer në shtëpi, Alfred Pllumbi ka marrë thikën dhe është drejtuar për në shtëpinë e viktimës.
Me Prendush Fushajn pati një debat të shkurtër dhe në gjaknxehtësi e sipër e qëlloi me thikë, duke e lënë të plagosur.
Plagët qenë të rënda dhe i zoti i shtëpisë dha jetë pak minuta më pas në spital.
Tv Klan