Emri/ Tenton të grabisë bankën, autori kërcënon me thikë punonjësit


Emri/ Tenton të grabisë bankën, autori kërcënon me thikë punonjësit

11:50 13/04/2018

Një tentative grabitje të një banke e nivelit të dytë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 11:10 në lagjen Nr.4 Durrës. Autori i grabitjes është Kreshnik Margjoni, 24 vjeç nga Rresheni banues në ish-Kënet të Durrësit, ka tentuar të vjedhë me dhunë, nën kërcënimin e një thike një sasi parash.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur kapjen e autorit, sekuestrimin e thikës dhe të parave. 

Margjoni është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës./

tvklan.al






Të ngjashme