Emri/ Tenton të korruptojë policinë, arrestohet i riu
Pogradec- Një person është arrestuar nga Policia, pasi ka tentuar të korruptojë me 150 Euro Oficerët e Krimit Ekonomik-Financiar me qëllim mosprocedimin e tij, pasi u kap duke transportuar mallra pa dokumentacion.
Në pranga ka rënë Gentjan Kameri, 35 vjeç, banues në Fushë-Krujë (i dënuar më parë për “Moskallëzim Krimi”).
Kameri u kap sot në qytetin e Pogradecit, me mjetin tip “Fiat Punto” me targa AA 398 LE, brenda të cilit iu gjetën mallra (pjesë këmbimi mjetesh) për të cilat nuk dispononte dokumentacionin përkatës.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.
/tvklan.al