Emri/ Tjetërsim pronash tek “Rana e Hedhun”, arrestohet i shpalluri në kërkim
Një tjetër person ka rënë një prangat e policisë së Lezhës, pasi akuzohet për abuzim me tjetërsimin e pronave tek “Rana e Hedhun”.
Mbrëmjen e së mërkurës ka rënë në pranga i shpalluri në kërkim Lekë Frroku.
Ditën e premte u arrestua Kryetari i bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj dhe 11 zyrtarët vendorë ndërsa 11 të tjerë u shpallen në kërkim, mes tyre ishte dhe Lekë Frrokaj.
Kryetari i Bashkisë Fran Frrokaj ndodhet në “arrest shtëpie”.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të Operacionit “Ranishtja 4” , ku u arrestuan 12 shtetas dhe u shpallen në kërkim 11 shtetas të tjerë, kapet dhe ndalohet një prej të shpallurve në kërkim.
Më datë 21.03.2017, rreth orës 17:00, nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në D.V.P. Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë Operacionale në Policinë e Shtetit si dhe me Sektorin për hetimin e korrupsionit në Departamentin e Policisë Kriminale është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit :
-Lek Frroku, 47 vjeç, banues në Mamurras.
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë me Vendim Nr.86, datë 15.03.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”.
Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim.
/tvklan.al