Emri/ Vlorë, i vuri zjarrin një automjeti, prangoset

Foto ilustruese

Emri/ Vlorë, i vuri zjarrin një automjeti, prangoset

09:49 04/09/2018

Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin e ngjarjes së të hënës, ku u përfshi nga flakët një automjet, në lagjen “24 Maji”.

Në pranga ka rënë Shkëlqim Hoxha, 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili i ka vënë zjarrin në mënyrë të qëllimshme automjetit tip “Toyota” me targa AA 660 RJ në pronësi të shtetasit S.S.

Pas hetimeve policia arriti të identifikojë dhe më pas të arrestojë 41-vjeçarin, si autorin e ngjarjes. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. /tvklan.al

 






Të ngjashme