Emri/ Vodhi në Tiranë, kapet në Shijak i dënuari nga gjykata
Një 28-vjeçar është arrestuar në Shijak, pasi ndaj tij ka një vendim gjyqësor për vjedhje të kryer në bashkëpunim.
Ai është Mateo Gjipali, i cili ka qenë i dënuar më parë vjedhje.
Gjykata e Tiranës e ka dënuar në mungesë Gjipalin me 1.6 vite burg, pasi në Ndroq ka vjedhur banesën e shtetasit O.K. duke marrë sende të ndryshme elektroshtëpiake dhe vegla pune.
I arrestuari iu dorëzua Policisë së Tiranës për veprime të mëtejshme proceduriale.
/tvklan.al