Ende indiferencë për rekomandimet e OBSH
E vështirë për shqiptarët të shkëputen nga zakoni i “kafes”
E ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të shmangen grumbullimet publike, frekuentimin e bar restoranteve për parandalimin e përhapjes së Covid-19, në vendin tonë ndodh krejt e kundërta.
Ashtu siç duket edhe në pamje, jo vetëm të rinj, por edhe ata në moshë kanë mbushur tavolinat e lokaleve në kryeqytet. Banorët e Kukësit janë akoma më indiferentë, ndaj masave për koronavirusin, madje ata thonë se virusin e mposhtin me raki.
Ndërsa një pjesë e qytetarëve kanë shmangur lëvizjet me autobus dhe po respektojnë rregullat e përcaktuara. Kjo farmaci ka nxjerrë urdhër për mos futjen e më shumë se tre personave në ambientet e saj. Ndryshe nga pak javë më parë, në farmacitë e vendit tashmë qytetarët kërkojnë dezinfektantë dhe doreza.
Tv Klan