Ende sherr me partizanë dhe ballistë


Ende sherr me partizanë dhe ballistë

23:56 24/09/2020

Ruçi përplaset me Alimadhin: Je fatkeq që ke këtë origjinë

Historitë e luftës me ballistë dhe partizanë u rikthyen sot në parlament, kur deputeti Adriatik Alimadhi ra viktimë e akuzave që hodhi në drejtim të socialistëve.

Fjala e Alimadhit, kryetar i partisë Ballit Kombëtar u ndërpre disa herë nga kryeparlamentari Ruçi që i  kërkoi atij që t’i përmbvhej procedurës, dhe të fliste për çështjet e integrimit që ishin në axhendë.

Ruçi madje e konsideroi Alimadhin fatkeq për identitetin e tij politik.

Pas akuzave të ndërsjellta seanca e parlamentit u ndërpre disa herë. Alimadhi u përjashtua nga seanca e sotme, dhe Ruçi urdhëroi shërbimet e Kuvendit ta nxjerrin jashtë. Pas refuzimit, Ruçi njoftoi përjashtimin e tij për 10 ditë.

Klan Plus






Të ngjashme