Endri Dokle kërkon t’i shpëtojë burgimit të përjetshëm


Endri Dokle kërkon t’i shpëtojë burgimit të përjetshëm

15:01 01/02/2017

Endrit Dokle, ish-anëtari i bandës së Durrësit, i dënuar me burgim të përjetshëm nga të tre shkallët e gjyqësorit kërkon shfuqizimin e tyre në Gjykatën e Kushtetuese.

Në datën dy shkurt do të zhvillohet seanca mbi bazën e dokumenteve, ku i dënuari i konsideron vendimet e dhëna si të papajtueshme me Kushtetutën.

Endrit Dokle, së bashku me 16 persona të tjerë, pjesë e bandës famëkeqe janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime ,trafik droge e qeniesh njerëzore./ TV KLAN






Të ngjashme