Ëndrra për të luajtur me Shqipërinë, Kamer Qaka rrëfen emocionet për Tv Klan
Kamer Qakës iu dërgua ftesa në momentet e fundit nga Christian Panucci për miqësoren me Turqinë.
Emri i tij u shtua në listën e kuqezinjve duke zëvendësuar Amir Abrashin e dëmtuar. 22-vjeçari foli për TV Klan pak para grumbullimit me Kombëtaren në Antalia.
“Gjithë jetën e kam patur ëndërr të luaj me Shqipërinë dhe tani jam grumbulluar e dua të ndihmoj ekipin me sa mundem”.
Pozicioni i preferuar i tij është qendra e mesfushës, ku beson se mund të japë më shumë. Kamer Qaka i lindur në Kosovë është formuar si futbollist në Norvegji ku u aktivizua me përfaqësueset e moshave të vendit nordik.
Qaka pas përvojës me disa skuadra norvegjeze është transferuar këtë sezon në kampionatin rumun te Politehnica Iasi. Sëbashku me Astrit Ajdaroviç dhe Behar Ramadanin kanë grumbullimin e parë me Kombëtaren A. /Tv Klan