Energjia elektrike dhe zbutja e krizës në vend (2 Nëntor 2000)
Ditën e djeshme dhe gjatë gjithë natës së kaluar në vendin tonë ka patur reshje, por me 55 milimetra shi që ka rënë në Gjirokastër, 30 milimetra në Tiranë dhe 7 milimetra në Peshkopi, situata hidrometereologjike në vend nuk ka ndryshuar. Pra energjia elektrike do të vazhdojë të jetë e kufizuar 8 orë për qytetin dhe 6 orë për fshatin.
Ndërkohë KESH ka mundur të sigurojë importe energjie nga vendet fqinje si Maqedonia dhe Mali i Zi. Ndoshta javën e ardhshme sipas burimeve të KESH me fillimin e lëvrimit të importiti të energjisë do të fillojne të zbuten kufizimet e energjisë elektrike./tvklan.al