Energjia, Gjiknuri: Reduktim kamate për familjet në nevojë në fund viti


Energjia, Gjiknuri: Reduktim kamate për familjet në nevojë në fund viti

14:55 25/10/2016

Për ato familje në nevoje, që kanë lidhur aktmarrëveshje me Operatorin e Shpërndarjes se Energjisë elektrike gjatë këtij viti për pagimin me këste të faturave të prapambetura dhe që i kanë respektuar këto kontrata duke shlyer njëkohësisht edhe faturat, do të ketë lehtësi në fund të vitit .

Ministri i Energjisë, Damian Gjinkuri thotë se për këtë kategori po shqyrton mundësinë e një vendimi për të bërë reduktim të plotë të kamatës, me kushtin që konsumatorët familjarë të vazhdojnë respektimin e aktmarrëveshjeve.

Deklaratat ministri i Energjisë i bëri gjatë një bashkëbisedimi me abonetë familjare përfitues të skemave lehtësuese të shlyerjes me këste të borxheve të prapambetura të energjisë./ TV KLAN






Të ngjashme