“Engjëlli” misterioz në Mars
Agjencia Europiane e Hapësirës ka pikasur në sipërfaqen e Marsit një figurë misterioze. Shkencëtarët e kanë vërejtur këtë figurë në Polin e Jugut të Planetit të Kuq dhe duket si një engjëll.
Kërkuesit ishin të lumtur ku vunë re këtë pamje të këtij formacioni që kishte marrë formën e një aureole dhe dy krahëve.
Gjithashtu ekspertët kanë vënë re një zemër në të djathtë të engjëllit.
“Koka dhe aureola formohen si pasojë e një krateri”, tha Agjencia Europiane.
Shkencëtarët mendojnë se ajo është krijuar si pasojë e erërave dhe pluhurave që krijohen në atmosferë. Planeti i Kuq njihet për sipërfaqen e tij me gunga për shkak të kratereve dhe nuk është hera e parë që ekspertët pikasin objekte misterioze./tvklan.al