Video/ Eni Vasili: Në 97-ën shkoja të jepja lajmet me tank
“Për drekë me mua”, rubrika e gatimit te “E diela shqiptare” këtë herë ndaloi te shtëpia e gazetares Eni Vasili. Ajo do të gatuante për dy vajza të tjera të famshme të ekranit, Iva Tiço dhe Orinda Huta.
E teksa po drekonin në tarracën e shtëpisë së gazetares, dietologia Blerina Bombaj Troci pyeti Vasilin për ndonjë eksperiencë që ajo kujton në vitin ’97 kur ishte studente.
“Unë kam kujtime të tjera nga ’97-ta. Në atë kohë jepja lajmet dhe kisha një leje të jashtëzakonshme qarkullimi dhe shkoja të jepja lajmet nga shtëpia ime në televizionin shqiptar me tank”.
(Ndiqeni videon nga minuta 16:20)
Blerina Bombaj Troci:
21 vjeç duhet të kesh qenë apo jo, jepje lajmet? Përgjegjësi e madhe…
“E vërtetë. Vishja xhaketën e mamit që të dukesha më e rritur, mundohesha të dukesha një figurë e besueshme”,
tha Eni Vasili
.
/tvklan.al