“Enia” sfilata e stilistes Ëngjëllushe Avdiaj (24 Shtator 2000)
Është zhvilluar dje në odeonin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës një spektakël mode i stilistes Engjëllushe Avdiaj. Koleksioni i titulluar “Enia” përmbante rreth 70 veshje të stileve të ndryshme për periudhën 2000-2001. Të ftuarit në sallë ishin njerëz të artit e të kulturës , të shkencës dhe firma të ndryshme prodhuese. Si dhe mjaft të rinj duatrokitën paraqitjen me sukses të stilistes së re. Teleshikuesit e Tv Klan do të kenë mundësi t’a ndjekin këtë sfilatë ditët e ardhshme në Televizionin Klan./tvklan.al
Gazetare: Fjodora Fjora