Enti i banesave – (1 Mars 1999)


Enti i banesave – (1 Mars 1999)

14:51 01/03/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Të strehuarit me paratë e shtetit rrezikojnë të humbin shtëpitë e tyre. Me vendim të qeverisë kush nuk paguan kredinë e banesës së marrë në dorezim nga Enti i Banesave do të nxirret nga shtepia. Nga 9500 apartamete në të gjithë shqipërinë të financuar nga Banka Botërore, vetëm 2500 apartamente të tillë kanë lidhur kontratë me shtetin.

Pra të gjithë i kanë fituar shtëpitë nga statusi që kanë i të pastrehut, por mungesa e kredisë afatgjate që është për 25 vjet do të shlyhet me këste, por ajo që duhej nuk ka ndodhur. Ndaj Drejtoresha e Entit te Banesave Diana Laha bën thirrje.

Diana Laha:- “Investimet e Entit Kombëtar të Banesave kanë filluar që nga viti 1993 e në vazhdim. Pra ka banorë që janë strehuar në këto banesa që prej këtij viti kundrejt një dokumentacioni të ligjshem. Pra ata janë përcaktuar të strehohen në ato banesa, janë të pastrehë që i takon të strehohen në to, por nga ana tjetër janë të detyruar të lidhin kontratat e pagesave të apartamenteve. Përfaqesuesi i shtetit për këto banesa është Enti Kombetar i Banesave i cili dhe i ka në pronësi të tij këto banesa. Ato janë të hipotekuara në emër të Entit dhe qytetari pas lidhjes së kontratës vetëm pasi të ketë shlyer të gjitha këstet mujore dhe vjetore, pra pasi të ketë shlyer këstin e fundit të pagesës të të gjithë detyrimit të apartamentit vetëm në atë moment do të bëhet pronar i apatamentit. Përndryshe pronar mbetet Enti Kombëtar i Banesave./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme