Enti i Banesave pezullon kreditë për 500 familje të pastreha
Enti i Banesave pezullon kreditë për 500 familje të pastreha
Shpërndaje
19:34 23/03/2014Mbi 500 familje të pastreha, që kanë përfituar kredi të butë nga Bashkia e Tiranës nuk po mund të lidhin kontratat me bankat, pasi enti i banesave ka dërguar një shkresë për pezullimin e dhënies së kredive. Avokati i qytetit thotë se akti i entit të banesave është antiligjor.Avokati i qytetit u ka bërë apel qyetarëve të ankimojnë problemin në mënyrë që t’i jepet zgjidhje të drejtës së tyre.Me të njëjten shkresë enti i banesave i ka kërkuar edhe bashkisë të pezullojë procesin e dhënies së të drejtës për përfitimin e kredisë së butë për strehim banorëve të tiranës që e përfitojnë atë në bazë të ligjit. Por Bashkia konsideron se kjo kerkese eshte jashte kompetencave te entit.Kërkesa e pezullimit të programit të strehimit nga ana e entit të banesave argumentohet nën faktin e kryerjes së auditimit për të kontrrolluar dosjeet e përfituara në mënyrë abuzive.