Epidemia e gripit prek qytetin e Pogradecit ( 25 Shkurt 2001)
Epidemia e gripit në qytetin e Pogradecit ka detyruar 26 fëmijë të moshës deri në 14 vjeç të zënë shtretërit e spitalit. Në këtë spital çdo ditë vizitohen dhe marrin mjekim në shtëpi rreth 100 fëmijë pogradecarë. Në disa fshatra fëmijët e sëmurë nga gripi nuk mjekohen sepse e kanë të pamundur të vizitohen në spitalin e qytetit. Krahas shtimit të numrit të infermiereve janë vënë në dispozicion të urgjencës së spitalit dhe 3 ambulanca të reja./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame