EPISODI 1
Pasi kishte humbur gruan e tij njëmbëdhjetë vjet më parë, Adnan u tërhoq nga jeta shoqërore dhe rri i vetmuar në shtëpinë e tij, duke i dhënë gjithë vëmendjen e tij të bijës Nihal dhe djalit Bulent. Z.Adnan jeton në një nga rezidencat më të mëdha bregdetare të Stambollit me stafin e vjetër dhe besnik: kujdestarja gjysmë-franceze e fëmijëve të tij, famulli i tij dhe kushëriri i largët Behlul. Znj.Firdevs është një grua shumë ambicioze. Ajo gjithmonë konkuron me vajzat e saj. Edhe vdekja e papritur e burrit të saj, nuk do të mund ta mënjanojë atë nga jeta sociale dhe ajo vazhdon të jetë fytyra më e popullarizuar në çdo festë.