Erdogan apel Brukselit: Turqia meriton anëtarësimin
Presidenti Turk Recep Tayyip Erdogan ka kërkuar që Bashkimi Europian të sqarojë pozicionin e tij në lidhje me anëtarësimin e Turqisë në Union.
Gjatë një fjalimi në parlament, Erdogan tha se nuk është koha që t’i biem çështjes rrotull, apo të angazhohemi në akrobaci diplomatike.
Bashkimi Europian po mban rreth 80 milionë qytetarë turq duke pritur tek dera për 53 vite rradhazi. Bisedimet zyrtare mes Turqisë dhe Bashkimit Europian kanë nisur në vitin 2005, por kanë ngecur kryesisht për mungesën e përparimit në çështjet ligjore.
Tv Klan