Erdogan do të “grisë” kufijtë


Erdogan do të “grisë” kufijtë

22:10 05/09/2020

Kërcënon Greqinë: Nëse nuk dialogon do të ketë eksperiencë të dhimbshme

Në ceremoninë e hapjes së një spitali të ri Covid në Stamboll, Presidenti Erdogan u ndal tek tensioni në Mesdhe. Ai foli për një epokë të re në politikën dhe ekonominë botërore, që sipas tij sapo ka nisur. Teksa shënjestroi Greqinë, u shpreh i vendosur të grisë hartat aktuale.

“Turqia është në një gjendje që u shkakton telashe dhe frikë atyre që kemi përballë. E kemi thënë dhe e themi që ne jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë. Por problemi qëndron tek ata që kemi kundër dhe duan të na heqin të drejtat. Duan që të na e lenë përgjegjësinë neve. Por Turqia është e vendosur të grisë hartat dhe dokumentet pa lidhje që ekzistojnë. Për këtë kemi fuqi politike, ekonomike dhe ushtarake. Këtë ose do ta kuptojnë me gjuhën e diplomacisë ose me eksperiencën e dhimbjeve. Uroj që mos të jetë vonë kur ta kuptojnë këtë. Populli ynë është mësuar t’ju bëjë ballë sulmeve dhe Turqia është e përgatitur për çdo mundësi dhe përfundim”.

Teksa situata është e tensionuar në det, ku Turqia po kërkon për naftë dhe gaz, Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se do të nisë një stërvitje ushtarake në pjesën veriore të Qipros që i përket Turqisë. Kjo lëvizje e Ankarasë pritet të shtojë edhe më shumë përplasjet me Athinën.

Klan Plus






Të ngjashme