Erdogan e Putin “tradhëtojnë” Iranin
Erdogan dhe Putin diskutuan për krizën siriane në një tryezë pa Iranin, tepër aktiv në negociatat e muajve të fundit, por me Merkelin e Macronin, me të cilët ndasitë i kanë pasur tepër të theksuara. Liderët e 4 vendeve u mblodhën në Stamboll, në një samit që synon gjetjen e një gjuhe të përbashkët për t’i dhënë fund konfliktit 7-vjeçar. Presidentin turk e shqetëson e ardhmja e Asadit në pushtet.
“Populli sirian, brenda e jashtë do të vendosë vetë fatin e Assadit. Nuk varet nga ne këtu. Asadi ka vrarë 1 milion njerëz nga populli i tij. Nuk është në një pozicion të besueshëm për ne”
, thotë Presidenti turk.
Kancelarja gjermane Angela Merkel e sheh zgjidhjen tek vota e qytetareve.
“Në fund të procesit politik, duhet të ketë zgjedhje të lira, ku të marrin pjesë të gjithë sirianët, përfshirë edhe diasporën”
, shprehet Kancelari grek.
Në fund të takimit, Putin bashkoi nënshkrimet me liderët e tjerë në një deklaratë të përbashkët ku kërkohej që zgjidhja e krizës të jetë vetëm politike dhe vendi të mos ndahet.
Po ashtu bëhet thirrje për hartimin e një kushtetute të re përmes dialogut të Gjenevës, të ruhet armëpushimi por të vijojë lufta kundër grupeve terroriste, të nisë rikthimi i refugjatëve dhe zgjedhjet e reja të monitorohen nga ndërkombëtarët.
Tv Klan