Erdogan: Izraeli është shteti më racist në botë


Erdogan: Izraeli është shteti më racist në botë

18:46 24/07/2018

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka dënuar Izraelin, duke e cilësuar si shtetin më racist në botë. Presidenti turk ka thënë se shpirti i Adolf Hitlerit është “ringjallur”, pasi Izraeli miratoi një ligj ku thuhet se ky shtet është atdhe i veçantë për popullin hebre.

“Nuk ka asnjë dallim në mes të obsesionit të Hitlerit me racën arjane dhe këndvështrimit të lidershipit të Izraelit se ata kjo tokë e lashtë u takon vetëm hebrenjve”,

u shpreh Erdogan, raporton DPA.

“Shpirti i Hitlerit, i cili çoi botën në një katastrofë, është ringjallur në mesin e disa autoriteteve izraelite”,

shtoi ai.

“Ligji i ri i miratuar nga Izraeli ‘shpërfaq qëllimin e vërtetë të këtij shteti’”,

tha Erdogan.

Komentet e presidentit turk janë të parat që kur Izraeli miratoi ligjin javën e kaluar. Lidhur me këto komente ka reaguar kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Fakti që një ‘demokrat’ i madh si Erdogani sulmon Ligjin për komb, është komplimenti më i madh që i bëhet këtij ligji. Turqia, nën sundimin e Erdoganit është bërë një diktaturë e errët, ndërsa Izraeli ruan të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët”,

u shpreh kryeministri izraelit përmes një deklarate.

Ligji i miratuar e njeh Izraelin si shtet hebre dhe thotë se “e drejta për të ushtruar vetëvendsoje kombëtare në shtetin e Izraelit është unike për popullin hebre”./REL






Të ngjashme