Erdogan kërcënon Bashkimin Europian
Qindra mijëra refugjate do të lejohen të kalojnë në Europë nga kufiri turk, nëse Europa do të vijojë të mbajë këtë qëndrim ndaj Turqisë.
Ky është qëndrimi i presidentit turk pas ngrirjes së negociatave për anëtarësim nga Parlamenti Europian një ditë më parë, nëpërmjet të cilit ai kërcënoi Bashkimin Europian.
Sipas të dhënave, numri i refugjateve që kanë mbërritur në ishujt grek ka rënë ndjeshëm që pas marrëveshjes mes Turqisë dhe BE në muajin mars.
Erdogan akuzoi Bashkimin Europian se ka shkelur premtimet për ndihmë dhe përshpejtim të negociatave për anëtarësimin e Turqisë në Union.
Tv Klan