Erdogan kërkon të ruajë pushtetin, vendimi që ka marrë për partinë


Erdogan kërkon të ruajë pushtetin, vendimi që ka marrë për partinë

11:09 13/09/2020

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka ndërmend ta zgjasë pushtetin. Ai deklaroi një ditë më parë se partia që drejton, AKP-ja, do të vazhdojë forcimin duke rritur anëtarësinë.

Erdogan iu adresua mbështetësve në një program të partisë në Stamboll. Ai deklaroi se AKP është një nga lëvizjet politike më të veçanta pasi ka më shumë se 10.5 milionë anëtarë.

Presidenti turk paralajmëroi që edhe partia do t’i hyjë një periudhë digjitalizimi. Ai shtoi se mobilizimi i anëtarëve të rinj do të sjellë dinamikë të re në organizimin e partisë.

“Besoj se duke punuar shumë fort mund të reflektojmë vendimin në Stamboll me rekord votimesh në 2023-shin dhe më pas në 2024-n. Do të marrim rezultat të njëjtë në të gjithë Turqinë”, tha Erdogan.  

Presidenti turk vuri theksin edhe tek shkenca pasi kjo do t’i sjellë vendit përparim. /tvklan.al






Të ngjashme